Në vitet 90 me ardhjen e demokracisë në Shqipëri u larguam në emigracion (Greqi) për një jetë më të mirë. U vendosëm në Athinë ku pununam të tre në prodhim- montimin e tendave të diellit.
Gjithmon e kishim synim te ktheheshim ne Shqiperi, mbasi kaluan disa vjet dhe u perfeksionuam ne zanat erdhi nje dite qe vendosem te ktheheshim. Ne janar 1998 u hap në Vlorë dyqani i tendave të diellit si një biznes familjar. Në nëntor 1999 u hap dyqani në Tiranë tek Kryqëzimi I 21 dhjetorit, më vonë u hapen dhe dy dyqane të tjerë përkatësisht në Vlorë tek Transballkanikja dhe në Tiranë tek Unaza e Re.
Tenda Tushi është një biznes në shërbim të komunitetit i cili merret me prodhimin ,montimin dhe shpërndarjen e të gjitha llojeve të tendave .
Firma Jonë mbulon montimin e tendave në të gjithe territorin e Shqiperisë, janë krijuar grupe pune të specializuar që bejnë të mundur këtë shërbim në kohë reale. Prodhimi i tendave bëhet në dy magazinat tona në Vlorë dhe Tiranë nga nji staf i kualifikuar duke u bazuar tek kërkesat e klienteve tanë, që prej 1998 i përgjigjemi këresave të tregut me produkte të një cilësie të lartë dhe cmime konkuruese,ofrojmë gjithashtu garanci për cdo punë të kryer
Firmat bashkëpunuese për dizenjot dhe aksesorët janë firmat më prestigjoze në Europë
“ DIXON, AQUARTY, LANDA, LIMIT, DIOLEN, METAFORMA, etj….. “.